Flash News

E-TJERA

IMT bllokon pallatin pa leje në Astir, ndalohet ndërtuesi

IMT bllokon pallatin pa leje në Astir, ndalohet ndërtuesi

Një godinë shumëkatëshe me sipërfaqe prej rreth 4 mijë metrash katrorë është bllokuar këtë të shtunë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës.

Ndërhyrja u krye në zonën e Astirit, në njësinë administrative nr. 14, me mbështetjen e forcave të Policisë Bashkiake, në kuadër të operacioneve për ndalimin e ndërtimeve të paligjshme në kryeqytet.

Sipas autoriteteve vendore, objekti – i ndërtuar thuajse në fazën përfundimtare – rezulton pa asnjë leje ndërtimi dhe në shkelje të rëndë të ligjit. Investimi mbante emrin e biznesmenit Sino Llanaj, i cili akuzohet për ndërtim pa leje në kundërshtim me rregullat urbanistike dhe është ndaluar nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje në hapësirën e përbashkët të pallatit,” njofton policia.

Të fundit