E-TJERA

Inceneratorët/ Ndalohet në Austri Stela Gugallja

Inceneratorët/ Ndalohet në Austri Stela Gugallja

Është ndaluar në Austri Stela Gugallja, e përfshirë në aferën e inceneratorëve.

SPAK ka konfirmuar për Fax News, se janë duke u kryer procedurat për ekstradimin e Gugalles drejt Shqipërisë.

“Prokuroria e Posaçme eshte njoftuar se ne Gjykaten e Vienes, ne Austri, eshte duke u kryer proçedura e ekstradimit te shtetases Stela Gugallja, nga Austria ne Shqiperi, ne zbatim te urdherit te kerkimit nderkombetar per kete shtetase”, thotë SPAK.

Burime bëjnë me dije se SPAK ka përcjellë përmes Ministrisë së Drejtësisë, dokumentet e nevojshme për ekstradimin e Gugalles.

Të fundit