Flash News

E-TJERA

Inceneratori i Elbasanit, GJKKO lë në burg 3 nga 5 të arrestuarit

Inceneratori i Elbasanit, GJKKO lë në burg 3 nga 5 të arrestuarit

GJKKO ka vendosur të lerë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për tre nga 5 të arrestuarit sit ë akuzuar për përfshirje në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Pëllumb Abeshi, Serafin Papa dhe Bardhul Çabiri do të qëndrojnë në qeli ndërkohë që autoritetet vijojnë hetimet.

Abeshi ka mbajtur postin e Drejtorit të Politikave në Ministrinë e Mjedisit, Çabiri dhe Papa punonjës pranë Bashkisë së Elbasanit. Për Serafin Papën ndryshoi masa e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”.

Të fundit