Flash News

E-TJERA

Inceneratori i Fierit, shtyhet për në shtator procesi gjyqësor

Inceneratori i Fierit, shtyhet për në shtator  procesi gjyqësor

Është shtyrë procesi gjyqësor për inceneratorin e Fierit. Gjykata u ka dhënë kohë avokatëve të Lefter Kokës dhe Klodian Zotos për të përgatitur konkluzionet përfundimtare, duke e lënë seancën tjetër më 6 shtator.

Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën duke kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Ndërsa për Alqi Bllako është kërkuar 7 vite burg. Prokuroria e Posaçme kërkon 12 vite burg për Klodian Zoton, ndërsa u kërkua 4 vite burg për Arben Dervishajn.

Të fundit