Flash News

E-TJERA

Ish-presidenti Topi: Ka shërbime sekrete filo-ruse, 12 janë aktive në Tiranë

Ish-presidenti Topi: Ka shërbime sekrete filo-ruse, 12 janë aktive

Ish-presidenti Bamir Topi deklaroi së në Shqipëri ka shërbime sekrete partnere dhe shërbime sekrete filo-ruse, për të cilat qeveria nuk reagon.

I ftuar në “Drejt” në RTV Ora, Topi tha se janë të paktën 12 shërbime sekrete aktive në Tiranë.

“Duhet t’i themi gjërat sikurse janë; ka shërbime sekrete partnere dhe shërbime sekrete që nuk duan të të shohin të ekzistosh si vend. Ke shërbime sekrete filo-ruse këtu. Ke të paktën 12 shërbime sekrete aktive në Tiranë. T’i lëmë shërbimet partnere. Pse nuk mblidhen strukturat shtetërore për sigurinë kombëtare?”, tha Topi.

Shqipëria është zyrtarisht prej kohësh, një vend “armik” i shpallur nga Rusia për shkak të sanksioneve që vendosi ndaj saj. Dje Rusia deklaroi se po përgatit një dekret, i cili iu përjashton shtetasve nga vendet “armike”, hyrjen në Rusi.

Të fundit