Flash News
Punonjësi i Gardës tenton vetëv*asjen në Qytet Studenti
Rama premton nga Luksemburgu, me drejtësinë 'e pavarur' do të luftojë korrupsionin
Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të përshpejtohet procedura e zgjerimit
Skemë mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhërarreste për 4 drejtues të bizneseve të ndërtimit në Fushë Krujë
Rama falënderon Vladimir Putin për konferencën e dytë ndërqeveritare: Moment i veçantë falë tij
Ish-zyrtari i lartë i Pentagonit: Vëllai i kryeministit i përfshirë në shumë aktivitete qarkullon i lirë, Berisha në arrest pa akuzë
Ish-zyrtari i lartë i Pentagonit, njëkoherësht atasheu i parë i mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë në vitet 1993, Steven Bucci foli për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe rolin e ambasadës amerikane.
I ftuar në Syri tv, Bucci është shprehur se në realitetin politik shqiptar shihet se nga njëra anë eshte vëllai i kryeministit, Olsi Rama i cili është i përfshirë në shumë aktivitete, por qarkullon i lirë, dhe nga ana tjetër kreu i opozites Sali Berisha i cili është në arrest shtëpie pa asnjë akuzë.
'Kriminaliteti mbetet kriminalitet dhe ne dëgjojmë akuza, pastaj ngrihen cështjet, bëhet gjyqi dhe kemi dënimet dhe patjetër që janë në nivele të ndryshme, sipas të cilave ndiqet penalisht një person. Kur dikush akuzohet për dicka duhet patjetër që të kemi prezumimin e pafajsisë më parë, të bëhet akuza e plotë, gjyqi, dhe të merrët vendimi, dhe dënimi.
Mesa kuptoj ne kemi vëllain e kryeministit i cili është i përfshirë në shumë aktivitete, unë nuk kam njohuri të drejtëpërdrejtë nëse është i përfshirë dhe duket se ai vjen vërdallë i lirë, dhe kemi presidentin Berisha i cili është në arrest shtëpie pa kurrëfarë akuze, nuk i është bërë e ditur asnjëlloj akuze dhe pastaj kur ja thanë nuk mund ti gjenin dot prova sepse nuk ka pasur kurrë asnjë akuzë ndaj tij apo një gjyq, si mund të dënohet dikuh pa patur fakte dhe akuza , pra kemi 2 fytyra të ndryshme të sistemit të drejtësisë.'- është shprehur Bucci.