Flash News

E-TJERA

Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 70-vjeçari në Elbasan

Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 70-vjeçari në

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Elbasan. Trupi i tij u gjet në përroin e fshatit Bërsnik.

I moshuari ishte larguar nga banesa. Në trupin e tij nuk u konstatuan shenja dhune.

“Më datë 21.09.2024, në përroin e thellë, të fshatit Bërsnik, është gjetur dyshohet i mbytur shtetasi S. H., 70 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa një ditë më parë, rreth orës 13:00.

Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Materialet i kaluan Prokurorisë për ngjarje aksidentale”, njofton policia.

Të fundit