Flash News

E-TJERA

Itali, shqiptari plagos nusen e djalit

Itali, shqiptari plagos nusen e djalit

Një shqiptar ka goditur me thikë nusen e djalit, në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se 70-vjeçari Luan Xaxhi, përfshirë në një debat të ashpër me nusen e djalit, ka marrë thikën në kuzhinë dhe e ka goditur disa herë me thikë, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Ishin fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e 28-vjeçares.

Sapo kanë mbërritur, efektivët italianë kanë vënë në pranga të moshuarin, të cilit në xhep iu gjet dhe bileta që kishte prerë për t’u kthyer në Shqipëri.

 

Të fundit