Flash News

E-TJERA

Iu gjet telefon në qeli, kush është Indrit Shaqja dhe lidhja e tij me vrasjen e Arben Lleshit në burgun e Peqinit

Iu gjet telefon në qeli, kush është Indrit Shaqja dhe lidhja e

Indrit Shaqja, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i njohur për përfshirjen në një vrasje të trefishtë, është rikthyer në vëmendje pas kontrolleve të zhvilluara në burg, ku atij iu gjet një telefon celular në qeli.

Shaqja ka qenë edhe shok qelie me Arben Lleshin, i cili u vra më 15 dhjetor 2023 brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin nga i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj.

Sipas hetimeve, Mjacaj e qëlloi me armë zjarri në qeli, ndërsa gjatë sulmit mbeti i plagosur edhe Indrit Shaqja, shoku i qelisë së Lleshit. Pas krimit, autori mori peng për disa minuta një efektiv burgu dhe u mbyll në ambientet e takimeve, ku negocioi me drejtuesit e burgut për t’u dorëzuar.

Hetimet ngritën dyshime se vrasja ishte porositur nga jashtë dhe zbuluan probleme të rënda sigurie në burg, pasi arma dyshohet se ishte futur fshehurazi brenda institucionit.

Të fundit