Flash News

E-TJERA

Iu gjetën miliona në zyrë dhe banesë, Prokuroria kërkon ashpërsimin e masës së sigurisë për mjekun Edvin Prifti

Iu gjetën miliona në zyrë dhe banesë, Prokuroria kërkon
Mjeku Edvin Prifti duke u paraqitur në gjykatë

Prokuroria ka kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për mjekun e QSUT, Edvin Prifti.

Fillimisht Gjykata e Posaçme kërkoi ‘pezullim nga detyra’ për mjekun e njohur kardiolog në QSUT, por pas gjetjes së shumave prej 260 mijë euro dhe 160 mln lekë në shtëpi dhe zyrën e tij, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për shkak të shtimit edhe të një akuze të re.

Pas dyshimeve për korrupsion, tashmë mjeku akuzohet edhe për pastrim parash.

Kjo pasi nga përgjimet e sekretares së gjykatës së Krujës, Marinela Mallkuqi me të afërm të saj deklaronte se kishte operuar nënën në QSUT dhe kishte dyshime se i kishte paguar mjekut 2 mijë euro.

Ndërkohë, avokatët e mjekut pretendojnë se paratë i kishte të ligjshme pasi kishte realizuar një shitje dhe do t’i depozitonte në një bankë të nivelit të dytë.

Të fundit