Flash News

E-TJERA

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, si paraqitet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, si paraqitet gjendja

Ish-kryeministri Fatos Nano është shtruar sërish në spital pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi theu këmbën.

Ndërhyrja është përmbyllur me vendosjen e një proteze të pjesshme në këmbë, pas një dëmtimi të pësuar në rrethana të paqarta.

Nano do të vazhdojë qëndrimin në spital për një periudhë rehabilitimi të plotë, sipas udhëzimeve të mjekëve.

Kujtojmë se ish-kryeministri u shtrua në një spital privat në Tiranë pasditen e djeshme.

Ky nuk është incidenti i parë shëndetësor për Nanon, i cili para rreth një viti kaloi disa javë në intubim për shkak të një komplikacioni pulmonar.

Ai iu nënshtrua intubimit për të trajtuar një sëmundje kronike të mushkërive, e njohur si SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike). Në atë periudhë, gjendja e tij ishte shumë e rëndë, por falë kujdesit të mjekëve, ai arriti të kalojë atë krizë shëndetësore.

Të fundit