Flash News

E-TJERA

Jasir Asani mesazh Sylvinho-s: Do të të jem falënderues gjithë jetën

Jasir Asani mesazh Sylvinho-s: Do të të jem falënderues

Jasir Asani, futbollisti i kombëtares shqiptare, ka falënderuar ish-trajnerin Sylvinho për besimin dhe mundësinë që i dha për të përfaqësuar kuqezinjtë.

Në një reagim, Asani i shpreh mirënjohje trajnerit brazilian, teksa debutimin e tij me fanellën kuqezi, e shënjon si një moment për të cilin do t’i jetë falënderues për gjithë jetën.

"Faleminderit mister për gjithçka. Kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur dhe të gjatë bashkë, me plot momente që nuk do t’i harroj kurrë. Jam shumë mirënjohës për besimin dhe mundësinë që më dhe për të përfaqësuar Kombëtaren. Do të të jem falënderues gjithë jetën. Suksese në vazhdim, mister", shkruan Jasir Asani.

Të fundit