Flash News

E-TJERA

Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Policisë së

Ka dhënë dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Mësohet se ky vendim u bë me dije një ditë para mbledhjes së Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha me drejtuesit e policisë në qarqe dhe departamente, ndërsa ende nuk dihen arsyet e largimit. 

Mësohet se deri në zgjedhjen e kreut të ri të Policisë, pozicioni do të mbahet nga zv.drejtori Sokol Bizhga, teksa vendimi mund të komukikohet ditën e nesërme nga ministri Hoxha. 

Kujtojmë se Rrumbullaku e mori detyrën e rëndësishme më 7 Shtator të vitit 2022, kohë kur Ministrinë e Brendshme e drejtonte Bledi Çuçi.

 

Të fundit