Flash News
Largohen bllokadat, hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë
Zhduket vajza e mitur në Lushnje
Boksier i njohur/ Zbulohet pronari i 'Range Rover'-it që u qëllua me armë në Shkodër
Të shtëna në Shkodër, qëllohet me armë drejt ‘Range Rover’-it
Vrau babain dhe e hodhi në pus, dalin para gjykatës Esmerald Balla dhe shoku i tij
“Ka dëmtime në bark”, mjeku i Traumës: Deputeti Çela është stabël, por do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të gjatë
Shefi i Urgjencës së spitalit të Traumës në Tiranë, Gjovalin Bushi ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të deputetit të PS, Bujar Çela, pasi u plagos nga shpërthimi në Lushnjë, pasditen e sotme.
Në një prononcim për mediat, mjeku tha se Çela ka hyrë në sallë dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të gjatë, pasi ka prani të ciflave metalike në zonën e barkut.
“Deputeti është intervenuar në kirurgjinë e Lushnjës, kanë parë dëmtime të mëdha. Kanë dhënë ndihmën e parë. Këtu e riekzaminuam dhe tani sapo u fut në sallë.
Ai ka dëmtime te barku, dyshohet se ka edhe brenda në abdome. Si gjendje deputeti që nga momenti që erdhi dhe tani është stabël. Do jetë ndërhyrje pak e gjatë se ka dëmtime dhe cifla metalike që duhet të largohen”, kështu tha shefi i Urgjencës së Traumës Gjovalin Bushi.