Flash News

E-TJERA

Kandidatura e Kostelancik ‘ngec’ në senatin amerikan, SHBA pa ambasador në Shqipëri

Kandidatura e Kostelancik ‘ngec’ në senatin amerikan, SHBA pa

I nominuari nga presidenti amerikan Joe Biden për ambasador në Shqipëri, David J. Kostelancik, duhet të presë ende për të marrë miratimin nga senati i SHBA-së.

Jeanne Shaheen Senatore nga Hampshire paraqiti një mocion mbështetës për ta miratuar këtë kandidaturë.

“Për më shumë se 35 vite zoti David J. Kostelancik ka shërbyer si një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm dhe është një kandidat me shumë kualitete në të përfaqësuarin e SHBA në vendin aleat si Shqipëria. Ai ka shërbyer më parë në Shqipëri dhe vende të tjera. Është mëse e qartë se kemi një kandidat tejet të kualifikuar për të shërbyer si ambasador në Shqipëri. Mund tu them se sot Kina dhe Rusia kanë ambasadorët e tyre në Shqipëri dhe tani është detyrë e senatit të vendosë. Ju ftoj për konsensus në miratimin e kësaj kandidature pa ndërhyrje dhe pa debat për ambasador i SHBA në Shqipëri”, tha Jeanne Shaheen.

Por senatori Mike Lee senator nga Utah e kundërshtoi kandidaturën e Kostelancik duke sjellë këtë argument.

“Zoti David J. Kostelancik ka provuar se nuk mund të përmbush zbatimin e detyrave në mbrojtjes të interesave të SHBA. Performanca e tij në Hungari si i dërguar me punë duhet ta diskualifikojë në pasjen e një mandati diplomatik. Ai u përfshi në politikën e brendëshme hungareze. Sulmoi lirinë e medias dhe u përfshi në aktivizëm social. Ai dëmtoi marëdhëniet me një aleat të rëndësishëm tonin. Administrata Biden e pati të gjithë mundësinë të na sillte një emër tjetër si të nominuar kur vitin e shkuar kandidatura e Kostelancik u kthye nga senati”, Mike Lee senato Utah.

Për mungesë kuorumi, mocioni i Jeanne Shaheen nuk u hodh për votim duke krijuar një tjetër vonesë për DASH në sjelljen e një ambasadori në Shqipëri.

Të fundit