Flash News

E-TJERA

Kapet në Itali shqiptari me 25 kg k*kainë, 56 mijë euro cash dhe armë zjarri

Kapet në Itali shqiptari me 25 kg k*kainë, 56 mijë euro cash dhe

Një shqiptar u kap me 25 kg kokainë, 56 mijë euro cash dhe armë zjarri në një operacion që u zhvillua nga Guardia di Finanza e Perugia në Itali. 

Shqiptari i cili ishte banor në Spello u arrestua, teksa me vete iu gjetën një armë pistoletë dhe një sasi valute prej 56 mijë euro cash.

Droga ishte fshehur në funde false në makinë, në shtëpinë në Spello dhe në shtëpinë e prindërve të të arrestuarit, në Foligno. pakot e drogës ishin të stampuara me kodin sekret "458", që dyshohet se nënkupton financuesin dhe pritësin e mallit.

Vlera totale e drogës së sekuestruar mund të kishte vlerën mbi 2 milionë e gjysmë euro në treg.  

Të fundit