Flash News

E-TJERA

Karamuço: 4 oligarkë janë investitorë në Shqipëri, kanë prona në bregdet

Karamuço: 4 oligarkë janë investitorë në

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se janë 4 oligarkë rusë që investojnë në Shqipëri.

I ftuar në studion e “3D” në RTSH, Karamuço tha se këta oligarkë kanë prona në bregdet deri në Sarandë. Eksperti shtoi se pagesat si investitorë i bëjnë nga palët e treta për të mos u kuptuar.

“Se këta e kanë sofistikuar shumë mënyrën e pagesave për ti aktivizuar rekrutët e tyre. Nuk e bëjnë më si më parë nga institucionet e tyre zyrtare por e bëjnë nga palët e treta dhe nuk kuptohet fare. E bëjnë pagesën nga një bankë e nivelit të dytë. Ne kemi katër oligarkë rus këtu në Shqipëri që investojnë nëpërmjet palëve të treta. Ata kanë prona në bregdetin tonë deri në Sarandë dhe janë rus dhe ukrainas , jo nga ajo pjesë që është sot aleatja jonë”, u shpreh Karamuço.

Të fundit