Flash News

E-TJERA

Karamuço: Do zbulohen personat e inkriminuar që kanë qëndruar pranë Rrumbullakut

Karamuço: Do zbulohen personat e inkriminuar që kanë

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se persona te inkriminuar  kanë qëndruar pranë Muahmet Rrumbullakut, ish drejtori i Policisë i cili dha dorëheqjen dy ditë më parë. 

Karamuços tha në Euronews Albania se janë zbulimet e lidhjeve të t tyre me persona të lidhur me organizatat kriminale, për të cilët Rrumbullaku do duhej të mbante përgjegjësi përapara se t’i afronte në strukturat e Policisë së Shtetit.

“Zoti rrumbullaku pati një avantazh kur erdhi në krye të detyrës, ishte drejtor i AMP-së, por ajo që ndodhi më pas ishte që disa prej emërimeve të tij të para, njerëz që i promovoi,  ikën në burg. Ka një përgjegjshmëri shumë të madhe nëse mban në krah njerëz të inkriminuar. Nuk dyshoj që ai të ketë pasur kontakte me krimin, por ashtu siç po del dhe do dalë në javët në vijim njerëz afër tij janë ende të lidhur me krimin e organizuar.” -tha eksperti.

 

 

Të fundit