Flash News

E-TJERA

KAS pranon kërkesën e PD, vendos të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

KAS pranon kërkesën e PD, vendos të rinumërohen votat

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike-ASHM dhe ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin.

Ky vendim erdhi pasi Partisë Demokratike-ASHM ka paraqitur dyshime për parregullsi të evidentuara në pamjet filmike të procesit zgjedhor.

Vendimi për rinumërimin e votave u mbështet nga dy anëtarët e Partisë Demokratike në KAS, të cilët argumentuan se ka indicie që kërkojnë verifikim të mëtejshëm të rezultatit zgjedhor në këto zona.



Të fundit