Flash News

E-TJERA

Kavajë/ Babai mori paradhënie për banesën, por ndërroi jetë, 39-vjeçari i dhunon të birin

Kavajë/ Babai mori paradhënie për banesën, por ndërroi

Një konflikt për një banesë të pashitur ka përfunduar me dhunë në Kavajë.

Sipas policisë, një 39-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 49-vjeçari, duke i kërkuar që t’i dorëzojë banesën e babait të tij të ndjerë ose t’i kthejë shumën prej 15 mijë eurosh, që sipas pretendimeve i ishte dhënë si paradhënie për blerjen e saj.

Pas ngjarjes, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Sh. Sh., 39 vjeç, banues në Kavajë, ndërsa po punon edhe për identifikimin e dy personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konflikt.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh. Sh., 39 vjeç, banues në Kavajë. Dyshohet se, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, duke ushtruar dhunë, i kanë kërkuar një 49-vjeçari të dorëzojë banesën e babait të tij të ndjerë ose të kthejë shumën prej 15 000 eurosh, të cilën babai i tij dyshohet se ia kishte marrë shtetasit Sh. Sh., me qëllim blerjen e kësaj banese. Punohet për kapjen dhe identifikimin e këtyre shtetasve”, njofton policia.

Të fundit