Flash News

E-TJERA

KED përjashton nga gara tre gjyqtarë për vakancat në Gjykatën Kushtetuese: Kanë mangësi në plotësimin e disa kushteve

KED përjashton nga gara tre gjyqtarë për vakancat në

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përjashtuar nga gara tre gjyqtarë për dy vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme ku merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, si edhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit, u vendos të përjashtohen gjyqtarët Aldona Sylaj, Ardita Bunaj dhe Shaqir Hasanaj.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Kujtojmë se një ditë më parë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim gjatë një takimi me drejtuesen e KED, Vitore Tushës bërë thirrje qeverisë shqiptare për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese deri më 31 dhjetor.

Ndërkohë, për dy vendet vakante ka lënë në fuqi kandidimin e tre të tjerëve: Sonila Bejtjas, Altin Binajs dhe Aleksandër Tomës. Më herët KED ka riskualifikuar Eugen Papandilen të cilin Apeli e ktheu në garë bashkë me dy kandidatët e tjerë, Zhaklina Peton e Ilir Haznedarin.

Të fundit