Flash News

E-TJERA

Kim-qeverisë: Merr veprime të vërteta ndaj korrupsionit. Nëse jo tani, kur? Çfarë diskutoi me Ahmetajn

Kim-qeverisë: Merr veprime të vërteta ndaj korrupsionit.

Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim është takuar me zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe përmes një postimi bën me dije se çfarë kanë diskutuar.

Ajo i ka bërë të qartë Ahmetajt se SHBA është serioze për çështjet e korrupsionit, teksa bën me dije se i ka kërkuar qeverisë të marrë veprime të vërteta në luftën kundër këtij fenomeni.

Demokracia dhe mbrojtja e biznesit ka qenë një tjetër temë është diskutuar në takim. Ambasadorja bën me dije se kanë folur për çështjen e titujëve të pronësisë dhe zgjidhjen e problematikave që lidhen me të.

Kim ka vënë theksin te zbatimi i Rerformës në Drejtësi, në mënyrë që investitorët dhe bizneset të punojnë pa iu cënuar e drejta. Ajo thotë se tashmë ëhstë koha që udhëheqësit të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të hequr dorë nga zakonet jo të mira të së shkuarës.

Nëse jo tani, kur? Është kjo pyetja që ngre Kim, ndërsa nënvizon mbështetjen e SHBA-së që Shqipëria t'i japë fund problematikave që ajo ka ngritur gjatë takimit me Ahmetajn.

Postimi i Kim:

U takova me zv.kryeministrin e ri Arben Ahmetaj për të theksuar dëshirën e SHBA-ve për partneritet të fortë me Shqipërinë në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Gjithashtu nënvizoi se SHBA e kanë shumë seriozisht luftën për korrupsionin si pjesë e interesit tonë – ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime të vërteta në mënyrë që Shqipëria të jetë me e drejtë, më e fortë dhe më e pasur.

Ne diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë dixhitalizimin e regjistrave për t’iu kundërvënë ndërhyrjes ilegale njerëzore; zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitorët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimi i pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të përshkruara nga FATF.

Tridhjetë vjet pas përfundimit të diktaturës komuniste, udhëheqësit e Shqipërisë nga të gjitha anët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të thyer zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? Amerika do të vazhdojë të jetë me ju në mbështetje të plotë.

Të fundit