Flash News

E-TJERA

Klodian Rjepaj lë qelinë dhe dëshmon në Komisionin e Shëndetësisë

Klodian Rjepaj lë qelinë dhe dëshmon në Komisionin e

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, ka lënë qelinë për të dëshmuar në Komisionin e Shëndetësisë.

Rjepaj foli para komisionit rreth çështjes së sterilizimit. Sipas ish-zv.ministrit të arrestuar, ka pasur një paqartësi me përkufizimin e konceptit “sterilizim”, për të cilën ai tha se ka një kuptim më të gjerë nga sa është përdorur.

“Në nisje të mbledhjes, Rrjepaj kritikoi lidhur me termat e përdorur: Për sa i përket objektit të hetim të këtij komisioni, besoj se duhet të jetë në përputhje me objektin e asaj që hetohet. Të thuash po hetojmë objektin e sterilizimit nuk është e drejtë. Sterilizmi është një shkurtim gjuhësor. I gjithë debati ka ardhur ai devijim i përkufizimit të këtij projekti. Do ishte mirë që kur të themi sterilizim të nënkuptojmë që ka objektin e vetë: Ofrimin e veshjeve njëpërdorishme, dezinfektimin e sallave të operacionit, trajtimin e mbetjeve dhe repartit të sterilizimit. Është mbledhja, tharja paketimi dhe më pas sterilizimi”, deklaroi Rjepaj.

Të fundit