Flash News

E-TJERA

Koka: Shpërthimi në Vaun e Dejës synonte eliminimin e kandidatit Ndreca

 Koka: Shpërthimi në Vaun e Dejës synonte eliminimin e kandidatit

Gazetari Spartak Koka ka zbardhur detaje lidhur me atentatin ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca, pak ditë më parë.

I ftuar në Opinion, Koka tha se atentati ka patur për qëllimin eliminimin fizik të Ndrecës, ndërsa akuzoi policinë se po bën një punë negative.

Pjesë nga biseda në studio

Koka: Dyshimet janë që eksplozivi është vënë për ta eliminuar fizikisht Bernard Ndrecën. Kujtojmë që në 2009 kreu i PDK në Malësinë e Msadhe u vra në një atentat me makinë.

Fevziu: Dyshimet janë që shkuan ta vrasin?

Koka: Ta eliminojnë. Po ta shikoni videot janë dhe me audio. Të gjithë e shohim që është një shpërthim për ta eliminuar Bernard Ndrecën.

Duhet të heqim dorë nga spekulimet që qarkullojnë 24 orë në media se Ndreca mund ta ketë bërë vetë. Policia po bën një punë negative, por po karkikon në rrjet të aluduar informacione kundrejt Bernard Ndrecës

 

Të fundit