Flash News

E-TJERA

Komisioni Antikorrupsin, ambasada e SHBA në Tiranë: Të jetë transparent në përputhje me Kushtetutën

Komisioni Antikorrupsin, ambasada e SHBA në Tiranë: Të jetë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar që puna e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, të jetë gjithëpërfshirëse.

Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se SHBA do të jetë e angazhuar me komisionin dhe pret që puna të kryhet në përputhje me Kushtetutën.

“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Të fundit