Flash News
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja në Pukë
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Konfindustria e shqetësuar për çmimin e karburanteve në Shqipëri: Në shtetet fqinje ka pasur rënie
Konfindustria ka shprehur shqetësim për çmimin e karburanteve në Shqipëri.
Në një reagim, shprehet se në shtetet fqinje si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Boshnje Hercegovina, çmimi i karburanteve ka pësuar rënie, kurse në Shqipëri vijon të mbetet i lartë.
Konfindustria thekson se kjo vjen për shkak të mungesës së ndërhyrjeve rregullatore, siç është Autoriteti i Konkurrencës.
"Konfindustria, duke marrë shkak nga rënia e fortë historike gjatë 2 muajve të fundit e çmimit të karburanteve në tregjet botërore dhe zhvleftësimi i dollarit USD kundrejt Lek-ut, shpreh shqetësim për vazhdimësinë e çmimeve mjaft të të larta të kaburanteve në tregun shqiptar.
Mjaft shqetësuese është edhe mungesa e plotë e ndërhyrjev rregullatore të agjensive publike përgjegjëse si Autoriteteti i Konkurencës dhe ekzekutivi. Çmimi i karburanteve në tregjet botërore është në nivelet më të ulta historike të viteve të fundit. Në javën e parë të muajit shtattor 2024 çmimi i naftës ka rënë në 70 $Usd/fuci. Gjithashtu, dollari amerikan është zhvleftësuar ndjeshëm krahësimisht monedhës kombëtare Lek duke u shitur nën 90 lek/$.
Në shtetet fqinje si Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnje -Hercegovinë, etj. Rënia e çmimit të karburanteve në tregun botëror është pasqyruar drejtpërdrejtë. Produkti “ naftë” në tregjet e shteteve të mësipërme tregtohet në intervalin 1,1-1,2 euro/litër. Ndërkohë, në tregun shqiptar kushton mbi 1,7 -1,8 euro.
Duke krahësuar ngarkesën fiskale “nafta” në tregun shqiptar është 25-30 lek/litër më e shtrenjtë se shtetet e rajonit. E njejti përfundim ngjashëm është edhe për llojet e tjera të karburanteve", thuhet në reagimin e Konfindustrisë.