Flash News

E-TJERA

Konflikti në Mirditë/ Katër vëllezërit dhunojnë 54-vjeçarin, përfundon te Trauma

Konflikti në Mirditë/ Katër vëllezërit dhunojnë

Një konflik ka ndodhur këtë të premte në fshatin Thirrë në Mirditë.

Policia bën me dije se 54-vjeçari B.N., është dhunuar fizikisht nga shtetasit N. M., M. M., E. M. dhe L. M. (vëllezër.

Vëllezërit  janë shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre.

B. N., është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për asistencë mjekësore më të specializuar.

Rreth orës 13:45, në spitalin rajonal të Rrëshenit, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dëmtuar fizikisht, shtetasi B. N., 54 vjeç, banues në fshatin Thirrë, Mirditë, i cili më pas është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për asistencë mjekësore më të specializuar.

Ngahetimet e deritanishme, dyshohet se 54-vjeçari është dhunuar fizikisht nga shtetasit N. M., M. M., E. M. dhe L. M. (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre.

ga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera deri më tani, dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar ditën e sotme për shkak të një konflikti për motive të dobëta që ka ndodhur ndërmjet tyre para disa kohësh, dhe nuk ka lidhje me motive të tjera që janë përmendur në disa portale.”, bën me dije policia.

Grpi hetimor vijon veprimet hetimore, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Të fundit