Flash News
Itali/ Shqiptari vret bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjendet i vdekur në kamion 55-vjeçari në Korçë
Me shenja helmimi, disa banorë të Dibrës paraqiten në spital
Berisha: Mosbindja civile do të përshkallëzohet, koha e narkoshtetit perëndoi
Kongresi i PS, Burimi: Emërimet janë të përkohshme, do ketë sërish ndryshime para zgjedhjeve
Analisti Genc Burimi ka komentuar Kongresin e PS dhe lëvizjet që Rama bëri me Kryesinë.
Për Syri TV, Burimi u shpreh se emërimet e bëra nga Rama nuk janë të përhershme, pasi sipas tij do të ketë sërish ndryshime në Kryesi.
Burimi vuri në dukje emërimin e Ballës si drejtues politik i Diasporës është një lëvizje strategjike.
“Emrat që janë vënë s’janë të përhershëm. Do ketë ndryshime sërish para zgjedhjeve. Rama e përdor si pretekst, mbajtje në tension për të dhënë mesazhe më kryesore, kontrollet fiskale që do ndërmarrë kundër bizneseve.
Më strategjik, është ai që duket më i pavlefshmi në dukje, emërimi i Ballës në diasporë. Është ushtari, që sa herë ka gjëra strategjike vendos Ballën, poste që nuk duken në aparencë, ai e njeh më mirë diasporën me shifra, është ish-ministri i Brendshëm.
Veliaj është ‘Mbapeja’ e ‘Ramës në PS, s’mund ta ruajë gjatë për shkak të hetimeve. Balluku është kryesore në PS, pasi aty është paraja. Spiropali sa për figuracion është mirë”, tha Burimi.