Flash News

E-TJERA

Kontrollet e BKH për Suel Çelën, shoqërohet babai dhe i vëllai

Kontrollet e BKH për Suel Çelën, shoqërohet babai dhe i

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zhvilluan sot një operacion në Elbasan për kapjen dhe arrestimin e Suel Çelës.

Kontrollet kanë çuar në arrestimin e të atit dhe vëllait të Çelës.

Suel Çela është shpallur në kërkim si porositës i disa vrasjeve në Elbasan. Në maj të vitit 2022 ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë.

Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Të fundit