Flash News

E-TJERA

Korrupsioni në Universitetin e Elbasanit, reagon policia: Gjashtë pedagogë të arrestuar

Korrupsioni në Universitetin e Elbasanit, reagon policia: Gjashtë

Policia e Elbasanit ka përmbyllur me sukses operacionin policor të koduar “Teza,” i cili çoi në pranga gjashtë pedagogë dhe një ndërmjetës, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Sipas autoriteteve, këta persona dyshohet se kanë pranuar shuma parash për të ndihmuar një studente 31-vjeçare të kalojë provimet në mënyrë të paligjshme.

Operacioni u organizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas një denoncimi të bërë në Prokurorinë e Elbasanit nga gazetarë të një emisioni investigativ.

Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan edhe tezat e provimeve të studentes, të cilat ishin përgatitur në mënyrë të parregullt për të garantuar kalimin e saj.

Të arrestuarit janë: M. H., 49 vjeçe, B. G., 58 vjeçe, F. T., 56 vjeçe, A. Sh., 61 vjeç, O. B., 50 vjeçe, Z. G., 37 vjeçe dhe ndërmjetësi G. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se ka pranuar paratë për t'ua dorëzuar pedagogëve. Ndërkohë, në kërkim është shpallur edhe një pedagoge tjetër, E. G., 51 vjeçe.

Ky rast ngre shqetësime për integritetin e sistemit arsimor dhe për fenomenin e korrupsionit në auditoret shqiptare.

Të fundit