Flash News

E-TJERA

Siç paralajmëroi Rama, qeveria çon në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Ballukut

Siç paralajmëroi Rama, qeveria çon në Gjykatën

Ashtu siç Rama e deklaroi nga konferenca me Marta Kos, Kryeministria ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e GJKKO-së, për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Kryeministria kërkon që vendimi në fjalë të cilësohet antikushtetues.

Balluku mor nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë duke e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Gjithashtu, Balluku po hetohet edhe për ndërtimin e Lotit 4 të Unazës së Madhe.

Një ditë më parë GJKKO vendosi dy masa sigurie ndaj saj: pezullim nga detyra e ministres dhe zv.kryeministres, si edhe ndalim i daljes jashtë shtetit.

Të fundit