Flash News

E-TJERA

Kryesia e PD merr vendimin, opozita protestë kombëtare në 6 tetor

Kryesia e PD merr vendimin, opozita protestë kombëtare në 6 tetor

Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë vendimin se në 6 tetor do të zhvillojë një protestë kombëtare.

Vendimi erdhi pas diskutimeve të demokratëve për të përshkallëzuar aksionin e tyre opozitar, disa orë pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për të dënuar me burg deputetin demokrat Ervin Salianji.

Kujtojmë se kryedemokrati Sali Berisha u drejtua anëtarëve të Kryesisë së PD-së që të lënë çdo gjë dhe t’i përkushtohen nga mëngjesi deri në darkë betejës për mobilizim, duke theksuar se do t’i përgjigjen dhëmbë për dhëmbë regjimit.

Në mbledhje edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka propozuar që të përshkallëzojnë aksionin e tyre në lidhje me dënimin e Ervin Salianji për bllokimin e akseve rrugore, porteve dhe aeroporteve, si edhe institucioneve të arsimit të lartë.

Nga ana tjeter, deputeti Agron Gjekmarkaj e theksoi rëndësinë e një reagimi të menjëhershëm për situatën, duke kërkuar zhvillimin e nisme simbolike që nesër.

 

 

Të fundit