Flash News

E-TJERA

Kryetarja e KLGJ: Kuvendi nuk i ka marrë parasysh nismat tona, presim prej 6 muajsh

Kryetarja e KLGJ: Kuvendi nuk i ka marrë parasysh nismat tona, presim prej

Naured Llagami, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, në takimin me institucionet e pavarura dhe diplomatët e huaj, u shpreh se Kuvendi nuk i ka marrë parasysh nismat që kanë depozituar.

Llagami tha se nismat qëndrojnë mbi 6 muaj në sirtarët e Kuvendit dhe pavarësisht raportimin që kanë bërë, nuk kanë marrë ende një përgjigje.

Llagami theksoi se KLGJ nuk mund të zbatojë kompetencat e saj, nëse nuk merr mbështetje nga Kuvendi.

“KLGJ ka depozituar disa nisma që kanë të bëjnë me beklogun dhe këto nisma kanë mbi 6 muaj që janë pranë Kuvendit, i kemi raportuar dhe vazhdojmë që ti raportojmë, janë bërë me grupin e punës me strategji për uljen e beklogut dhe deri më tani nuk kemi asnjë feetback nga kuvendi mbi ecurinë pavarsisht urgjencës dhe nevojshmërisë që kemi deklaruar ne për këto nisma. Ne si KLGJ, unë jam edhe për pak ditë kryetarja e KLGJ, por kjo s’më bënë që të mos i jem zëri i sistemit në këtë forum. Ne jemi të hapur për të filluar punë intensivisht sepse ato që ne kemi propozuar i kemi depozituar dhe janë gjëra konkrete, nuk janë nisma që janë bërë për ndryshime, por janë nisma që kanë një raport analizë se si do të ndërhyjmë në këto ligje. Unë them që të vihet sa më shpejtë në lëvizje për këto nisma.  Nëse ne nuk bashkëpunojmë për të realizuar këtë, KLGJ nuk ka ca bënë më në kompetencat e saj nëse nuk mbështetet nga Kuvendi”, tha ajo.

Të fundit