Flash News
Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja në Pukë
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori
Inaugurimi i Namazgjasë, Lela: Rama shkeli Kushtetutën, lejoi Erdoganin të turqizonte ceremoninë
Dita e sotme do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare. Vranësirat do të pasohen me reshje të dobta shiu në male gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në lindje të vendit.
Era do të fryjë kryesisht me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 8-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 29 °C,
në vendet e ulëta: 21 / 33 °C,
në vendet malore: 14 / 28 °C.