Flash News

E-TJERA

Kthjellime dhe vranësira, pasditja sjell reshje shiu

Kthjellime dhe vranësira, pasditja sjell reshje shiu

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herëpashershme do të mbizotërojnë kushtet e motit në të gjithë territorin shqiptar deri në mesditë kur priten shtim i vranësirave si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Parashikohet që pasditja të sjellë shtim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin, ku herë pas here do të shoqërohen me stuhi të forta ere si edhe breshër. Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe qëndrore të Shqipërisë. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të mbetet edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes, por mesdita sjell rënie të ndjehsme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera më e ulët deri në 32 °C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi permanent jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 – 6 ballë.

Të fundit