Flash News

E-TJERA

Kumbulla në prag të ndeshjes me Ukrainën: Ekipi ka shumë cilësi, shpresojmë që të fitojmë

Kumbulla në prag të ndeshjes me Ukrainën: Ekipi ka shumë

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla ka folur për mediat në prag të ndeshjes me Ukrainën.

Kumbulla tha se në “Air Albania” me mbështetjen e tifozëve gjithçka do të jetë më e thjeshtë.

"Janë kundërshtarë shumë të vështirë, sidomos Ukraina. Si gjithmonë do të futemi në fushë për të fituar. Me Gjeorgjinë kemi edhe tifozat pasi luajmë në shtëpinë tonë", tha Kumbulla.

Sa i përket dy ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve, Kumbulla u shpreh se objektiv është fitorja.

"Besoj se grupi është gati, jemi stërvitur me intensitet të fortë dhe jemi gati për dy ndeshjet. Ukraina ka ekip shumë të fortë, ka lojtarë të mirë por edhe ekipi jonë ka shumë cilësi. Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar dhe e vështirë, shpresojmë që të fitojmë.

Tifozat do të na mbështesin si gjithmonë, ashtu si në Europian në Gjermani por edhe në shtëpi në Tiranë. Edhe ndeshja ndaj Gjeorgjisë do të jetë e vështirë, por me mbështetjen e tifozëve do të jetë më e thjeshtë. Do të futemi në fushë për të fituar, por të shohim dy ndeshjet e para. Objektivi është gjithmonë për të fituar", u shpreh ai.

Të fundit