Flash News

E-TJERA

"Kundërshtoi ndarjen e Kosovës", ish-ambasadori: Berisha në 'arrest shtëpie', vepër e Soros

"Kundërshtoi ndarjen e Kosovës", ish-ambasadori: Berisha

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kajro, Spartak Topollaj deklaron se Sorosi ka qenë nxitës dhe përkrahës i madh i presidnetit serb Vuçiç dhe atyre që binin dakord për ndarjen e Kosovës, për projektin Ballkani i Hapur, të cilat i kundërshtoi me forcë kryedemokrati Sali Berisha. 

Deklarata e fortë u bë në A2 CNN, ku sipas Topollajt edhe izolimi në arrest shtëpie i Sali Berishës është vepër e Sorosit. Këtë qëndrim ai e mbështet në kundërshtinë që ish-kryeministri i bëri Sorosit për projektin e Ballkanit të hapur dhe ndarjes së Kosovës.

“Sorosi ka qenë nxitës dhe përkrahës i madh i Vuçiçit dhe atyre që binin dakord për ndarjen e Kosovës, për projektin Ballkani i Hapur të cilat i kundërshtoi me forcë që në fillim Berisha. Nëse ka sot një kastigim edhe fizik, se ta mbyllësh tjetrin në këtë moshë në arrest shtëpie dhe ta shpallësh non grata për arsye se shtrëngojnë çorapet dikë, kjo është e papranueshme. Sorosi e ka këtë forcë.

Nuk ia fali Berishës kundërshtimin për projektin sorosian të Ballkanit. Kjo është vepër e Sorosit dhe nuk ma mbush mendjen njeri që nuk ka dorë Soros në këtë histori. Ai është një lugë qulli që përzien gjithë botën për interesa të tij”, tha Topollaj.

Influencues për ambasadorin Topollaj, është Sorosi edhe në konfliktin në Lindjen e Mesme, por edhe në politikën amerikane. Sipas tij një pjesë e madhe e hebrenjve të pasur janë lob i fuqishëm dhe influencues në politikën amerikane, kryesisht të demokratëve.

 

Të fundit