Flash News

E-TJERA

Lala: Pse nuk mund ta shohim më Talo Çelën; Çfarë ka treguar një nga njerëzit kryesor të kësaj historie

Lala: Pse nuk mund ta shohim më Talo Çelën; Çfarë

Dëshmia e Nuredin Dumanit hapi shumë dosje të vrasjeve të bujshme të ndodhura në vend. Një person kyç në këto ngjarje ishte Tao Çela, dikur mik i Dumanit dhe më pas armik, i cili është një person i shumëkërkuar nga policia.

Gazetari Artan Hoxha deklaroi disa ditë më parë se Tao Çelën nuk mund ta shohin më, sepse mund ta kenë vrarë. Këtë e pohoi edhe gazetarja Klodiana Lala.

Kjo e fundit tregoi në “Opinion” bisedën që ka bërë me një person, i cili sipas saj është një ndër njerëzit kryesorë që përfshihet në këtë histori. Sipas dëshmisë së tij, vrasësit me pagesë njihen nëpër burgje.

Ai u shpreh se ata kanë informacione për njëri tjetrin. Sipas gazetares, ka qenë ky person që ka ngritur dyshime se Talo Çelën, një prej njerëzve më të kërkuar në Shqipëri mund të mos e shohin më pasi nuk po e gjejnë prej muajsh, dhe kjo jo nga autoritetet policore, por nga vetë grupet kriminale.

“Në momentin që u arrestua Nuredin Dumani unë dhe Artan Hoxha kemi takuar disa nga personazhet që janë marrë në pyetje gjatë kësaj kohe. Kemi takuar edhe një person, i cili në një farë mënyre është një ndër njerëzit kryesorë që përfshihet në këtë histori. Nuk ka rëndësi, nuk mund të them emra. Ne e kemi takuar sepse unë dhe Artani po e kërkonim për llogari të punës që ne bëjmë. Donim të kuptonim si rekrutohet Nuredin Dumani, si e merr porosinë ai zotëri.

Zotëria në fjalë na shpjegoi, ne punojmë tha, pjesa më e madhe e tyre janë njohur nëpër burgje. Janë njohur në ngjarje të ndryshme kriminale. Kanë informacion për njëri-tjetrin, për bazat që frekuentojnë dhe vendet ku ata rrinë.

Përdorin Sky, Matrix, Encrochat e të tjera me radhë. Çdo personazh i botës së krimit që është në Dubai komunikon sot lehtësisht po të dojë edhe me prokurorin e SPAK. Kemi shumë aplikacione, vetëm po i kanë thyer belgët, holandezët e të tjerë me radhë. Vetëm po e thyen ata se për shqiptarët është histori që nuk ndodh. E pyetëm si paguhen këto lekët. Personi në fjalë mua dhe Tanit na ngriti dyshime.

Tha Talo Çelën mund të mos e shihni më. Pse i thamë ne të dy. Sepse po e kërkojnë prej disa muajsh dhe nuk po e gjejnë dot. Si po e kërkojnë prej disa muajsh, po e kërkon policia. Jo tha, grupet kriminale kanë kodet e tyre, marrëveshjet e tyre dhe nuk po e gjejnë. Çfarë dua të them me këtë. Gjithë problemi është këtu, ne duhet të na shqetësojë fakti se si bandat kriminale kontaktojnë njëri-tjetrin, bisedojnë… Nuredin Dumani hynte-dilte, kishte baza të sigurta në Shqipëri dhe e para herë që hyn në Elbasan u tradhtua dhe u plagos”, tha Lala.

 

Të fundit