Flash News

E-TJERA

Lala: Ervis Martinaj ishte në funeralin e Brilantit, u largua para syve të Gardës së Republikës

Lala: Ervis Martinaj ishte në funeralin e Brilantit, u largua para syve

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga zhdukja e Ervis Martinajt për të cilin nuk ka asnjë informacion zyrtar dhe të sigurt nga autoritetet prej thuajse dy muajsh.

E ftuar në studion e ‘Open’ në News 24, Lala tha se Martinaj ka qenë i pranishëm në funeralin e kushëririt të tij Brilantit, i cili mbeti i vdekur në masakrën e Fushë-Krujës në gusht të këtij viti.

Lala tha se Ervisi është shoqëruar nga Forcat e Posaçme Operacionale dhe më pas i ka humbur gjurmët duke u larguar para syve të Gardës së Republikës.

“Ervis Martinaj nuk ishte një personazh dosido i botës së krimit. Është shoqëruar nga punonjës të Forcës së Posaçme Operacionale. Vinte nga bota e krimit dhe kishte mbështetjen e vetë strukturave shtetërore. Në të gjithë botën ne kemi bosë të mafies italiane, që kanë jetuar edhe mbi 40 vite në arrati. Nuk besoj se në botë eskortohen bosët nga Forcat e Posaçme Operacionale. Martinaj i ka humbur gjurmët në një ndërtesë që banonte edhe Prokurori i Përgjithshëm, para syve të Gardës së Republikës. Të marrësh pjesë në funeralin e kushëririt, të lëvizësh ditën për diell e policia mos lëvizë, këtë e bëjnë çështje shqetësuese. Strukturat duhet të ishin vigjilente. Personazh i krimit i lidhur me segmente shtetërore”, tha Lala në emisionin “Open”. 

Të fundit