Flash News

E-TJERA

Largimi i “trurit” dhe emigracioni, Shqipëria kryeson rajonin, ia kalon edhe vendeve të luftës

Largimi i “trurit” dhe emigracioni, Shqipëria kryeson rajonin,

Një analizë e “The Global Economy” e rendit Shqipërinë si vendin e parë në Evropë për5 mesataren më të lartë, për emigracionin dhe largimin e “trurit”.

Sipas të dhënave të përpunuara nga SCAN Tv, Shqipëria renditet në nivelin 8.3, ku nga 177 vende të marra në studim në rang global, renditemi të parët në Evropë për emigracionin.

Vlera më e lartë e përcaktuar për indikatorin është 10 dhe Shqipëria regjistron 8.3 të indeksit të largimit për periudhën kohore 2007-2022, më e lartë se mesatarja europiane 3.66 por dhe ajo botërore 5.21.

Në raport me vendet e Ballkanit për largimin e të diplomuarve, pas Shqipërisë e cila kryeson listën, vjen Bosnje-Hercegovina në nivelin 6.8, Maqedonia e Veriut me 6.6, Serbia në nivelin 6 dhe Mali i Zi me 4.9.

Sa i përket renditjes në rang global, Shqipëria renditet e 8-ta, pas shteteve si Samoa, Xhamajka, Palestina, Somalia dhe Eritrea. Shqipëria ka tejkaluar normat e emigracionit edhe krahasuar me vendet që janë në luftë si Afganistani dhe Siria.

Të fundit