Flash News

E-TJERA

Lehtësoi akuzën për autorin e vrasjes së Egli Progës, prokurorja largohet nga çështja

Lehtësoi akuzën për autorin e vrasjes së Egli Progës,

Pas kërkesës së familjarëve të Egli Progës për ndryshimin e prokurores së çështjes, Vasjana Postoli është larguar nga dosja.

Çështjen po e heton vetë drejtuesja e Prokurorisë Korçës, prokurorja Dhorina Theodhori.

Postoli ndryshoi akuzën për të dyshuarin Denis Meçe, nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”. Meçe ndodhet në burg, ndërsa tre personat e tjerë Leonidha Guçe, Arjan Manellari dhe Voltan Shkulaku janë me masë “detyrim paraqitjeje” për veprën “moskallëzim krimi”.

Ngjarja ndodhi më 10 gusht të këtij viti. Proga humbi jetën për shkak të goditjeve që i dha Denis Meçe.

Të fundit