Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Letra e ish-drejtoreshës së shkarkuar: Ceno Klosi kërcënonte punonjësit me bukën e gojës

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi ishte denoncuar nga ish-drejtoresha e mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara, Shilda (Kamberi) Hasanaj.
Ajo i është drejtuar me një letër ankese Komisionit Parlamentar të Ligjeve, në të cilën i kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për abuzimet e Ceno Klosit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Në letër thuhet se Klosi u bënte presion punonjësve për bukën e gojës ku dhe jepen fakte e detaje të frikshme për mënyrës si ai dhe drejtorët e tij i bënin presion psikologjik administratës në varësi për të kryer veprime në kundërshtim me ligjin.
LETRA E PLOTË
ANKESË
Drejtuar: Komisionit për Çështjet ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e njeriut
Pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Tiranë
Kundër: Z. Ceno Klosi, Drejtor I Përgjithshëm i Tatimeve.
Tiranë
Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë!
Duke iu kërkuar ndjesë për shqetësimin, pasi jam e vetëdijshme për funksionin dhe detyren tuaj fisnike, por dhe duke parë objektin e punës së Komisionit po ju shqetësoj me këtë ankesë pasi për mua është jetike.
Unë, që po ju shkruaj jam Shilda (Kamberi) Hasanaj , nëpunëse e administrates tatimore prej datës 16.04.1999 deri në datën 10.10.2022 , datë në të cilën jam larguar nga puna në mënyrë te padrejtë nga Drejtori I Pergjithshem i Tatimeve , I cili komandonte një komision pa integritet, të varur prej tij, në shkelje flagrante të ligjit, gje për të cilën do të ankohem në rrugë ligjore.
Por ajo që më dhemb më shumë është fakti, që jam investuar duke punuar me profesionalizëm, ndershmëri dhe integritet për më shumë se 23 vite. Kam patur vlerësimin maksimal nga drejtuesit ndër vite të institucionit.
Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë!
Është e vërtetë që Z. Klosi më shkatërroi karrierën por jo jetën. Unë jam aq e zonja per te punuar edhe në sektorin privat për të mbajtur fëmijet e mi. Por pa u ndalur do luftoj dhe punoj për të vendosur në vend dinjitetin e nëpërkëmbur padrejtësisht, në mënyrë të turpshme, brutale dhe arrogante nga z. Klosi.
Do të luftoj për të gjithë punonjësit e tjerë të administratës të cilët janë të trembur , të trysnuar , të dhunuar, që detyrohen të jenë kokë ulur për shkak të rrogës duke mos kundërshtuar urdhrat e padrejtë verbal të titullarit, I cili është shembulli I një zyrtari që përdhos administraten shtetërore.
Me arogancen dhe sjelljen e tij , duke shkelur liritë dhe të drejtat themelore të njeriut po na e zgjat rrugën drejt bashkimit europian. Më dhimsen punonjësit e ndershëm dhe të aftë të cilët rrinë kokë ulur për shkak të rrogës , I mëshiroj ata por edhe I kuptoj. Qenka e veshtire te jetosh me nder në një vend të pandershëm.
Jeni të lutur të ndikoni me mekanizmat tuaj diplomatikë për të verifikuar e pastaj për të ndaluar shkatërrimin total të Administratës Tatimore. Administrata tatimore sot është në ditën me të zezë të saj. Kjo, jo pse më largoi mua në mënyrë të kundraligjshme por po I humb cdo ditë ASAJ integritetin moral e rrjedhimisht atë professional, të drejtën për të thënë dhe mbrojtur të vërtetën.
Unë nuk mund të punoj me dy standarte, duke shkelur ligjin për të favorizuar studio kontabël të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve dhe miqve të tij. Hakmarrja e tij primitive arrin ato përmasa sa tejkalon edhe bëmat e paraardhësve të tij në ashpërsimin e luftës së klasave.
Për ironi të fatit njerëzit e bashkëshortit tim janë internuar në kampin e Tepelenës me urdhër të të ndjerit Bilbil Klosi, që është përkatësisht kushëriri I Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, dhe gjyshi I kushëririt të tij, drejtorit të Drejtorise z. Gjergjit (Klosi) Smokthina. Ai të paktën e kishte patur një fare karakteri se I ka falur dy fëmije të vegjël nga internimi ndërsa Z. Klosi dhe z. Gjergji pas 75 vjetësh I heqin bukën dy fëmijëve të të njëjtës familje.
Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë!
Unë kam patur besim se Shqipëria është një vend I bukur për të jetuar prandaj jam investuar dhe kam punuar 23 vite me integritet e profesionalizëm , prandaj kam zgjedhur të rris fëmijët e mi me punë të ndershme në Shqipëri.
Cdo ditë I bëj pyetje vetes: Pse duhet të investoj dijet, profesionalizmin, ndeshmërine , integritetin, jeten time në Shqipëri ? Pse duhet që fëmijët e mi të rriten duke parë padrejtësine që I bëhet nënës së tyre nga një drejtor paranojak që nuk dihet nga I buron forca për të shkelur ligjin, për të detyruar vartësit e tij të firmosin për interes të tij e duke i nëpërkembur ata vetëm për faktin se nuk janë soji I tij, nuk mendojnë si ai dhe se kanë kurajon të thonë të vërtetën. Kjo e vërtetë dënohet me hedhje në rrugë dhe përkthehet në luftë të re klasash. Z. Klosi e trajton DPT-në sikur është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar , DPT shpk.
Fëmijët e mi kanë përjetuar cdo ditë nëpërkëmbjen, diskriminimin, padrejtësitë që iu bënë nënës së tyre deri në largim nga puna, nga z. Klosi.
Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë!
Ndërkohe që duhet të vlerësohet roli i nënës, gruas në kuadër të barazisë gjinore Z. Klosi I dhunon dhe nëpërkëmb ato në mënyrën jo njerëzore duke I kërcenuar me bukën e kalamajve.
Po ju bëj me dije një pjesë të padrejtësive dhe veprimeve antiligjore të Z. Klosi dhe suitës së tij.
Me emërimin e z. Klosi në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve kam patur fatin e keq që të drejtohem me urdhër të tij nga shtatë “Mini Drejtorë të Përgjithshëm” , ne kundërshtim me ligjin si më poshtë:
Znj. Elidjana Celaj në funksion këshilltare, me pas emëruar Zv Drejtor I Përgjithshëm dhe aktualisht e emëruar në kundërshtim haptazi me ligjin Drejtor I Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj .
Gjergji (Klosi) Smokthina në funksion këshilltar, sot Drejtor I Rimbursimit të Tvsh-së ,
Znj. Diana Caro mësuese letërsie , Kandidate për zv. Drejtor të Përgjithshëm të Tatimeve ,
Znj.Ina me akses në korespondencën e DPT-së ,
Elird Qendro , Shef Kabineti,
Ilir Kurti , përgjegjës me atribute të Drejtorit të Burimeve Njerëzore.
Klodian Mema, në funksion Drejtor I investigimit të Brendshëm Antikorupsion
të cilët më kanë kërkuar duke më bërë presion psikologjik që të kryeja veprime në kundërshtim me ligjin në emër dhe me urdhër të “të madhit” Z.Klosi.
Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë!
Kur unë nuk kam pranuar të zbatoj urdhrat verbal të paligjshëm të lajkatarëve dhe servilëve të tij, Z.Klosi më ka thirrur në zyrë dhe më ka thënë kush të ka sjellë ty këtu . Kush je ti që më tregon mua ligjin. Dil përjashta se e di mirë se kush je ( duke nënkuptuar që nuk jam votuese e tyre) dhe nuk dua të të dëgjoj më që kjo është në kundërshtim me ligjin.
Nëpërmjet një emaili jam njoftuar nga Ministria e Financave për të marrë pjesë në takim me ekspertë të BE-së, I cili ka kërkuar domosdoshmërinë e prezencës time. Z. Klosi I shqetësuar nga ky fakt më dërgon të vetmin email gjatë gjithë periudhës së punës së tij, duke më fyer me përmbajtjen ??!! . Ai nuk kishtë asnjë arsyë që të vintë në dyshim integritetin tim moral dhe profesional . Pas këtij email , urdhëron që të mos shkoj në takim në Ministri. Mbas këmbënguljes së ekspertit të BE-se, po verbalisht mu komunikua se me porosi të Drejtorit duhet të shkosh në takim por nuk do të flasësh.
Nuk ka pranuar të më japë lejen e zakonshme , e drejtë ligjore e cdo nëpunësi civil, të cilën e kisha kërkuar edhe për arsye shëndetësore .
Mini Drejtori I Përgjithshëm Klodian Mema më kërkoi ta udhëzoja se ku mund “të kapnin” zonjën Vjola Tanto ,e cila ishte shtatëzanë, e aftë profesionalisht e përgjegjshme në kryerjen e detyrës. Ai më paraqiti në kundërshtim me VKM-në Nr. 115, datë 5.3.2014 një letër anonime, që në fakt nuk ishte anonime, pasi bashkëngjitur ndodhej një fotografi në format A4.
Jo më kot thonë që “hajduti më I mirë lë gjurmë”, pasi fotografia mbante emrin e personit që kish bërë apo dërguar foton , I cili është punonjës I administrates tatimore. Letra anonime ishte shkruar në zyrat e Administratës Tatimore në mënyrë të turpshme (si diikur ne zyrat e sigurimit të shtetit) për të larguar nga puna znj. Viola Tanto, aktualisht me detyrë Drejtor I Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në DPT. Sic duket ky nuk është I vetmi rast.
Drejtori i Përgjithshëm ka mashtruar lidhur me moskryerjen e inspektimeve në rajone nga ana ime, ndërkohe që projekt raportet ishin firmosur nga vete Z. Klosi ndërsa Raportet e inspektimit sot e kësaj ditë nuk janë firmosur nga ai.
Jo vetëm kaq por në mënyrë të turpshme Drejtori i Përgjithshëm duke shperdoruar detyren ju ka bërë presion nëpunësve të stafit tim që të mohojnë dorëzimin e tyre pranë sekretarisë së tij.
Raportet e inspektimit jane fshehur ose zhdukur pasi ata nuk pranojnë ti marrin në dorëzim me firmë dhe në zyren e protokollit nuk lejohet të protokollohen në kohë shkresat sipas ligjit se kanë frikë se mos lënë gjurmë.
Më ka ardhur në zyrë Ilir Kurti, Përgjegjës në Drejtorinë e Burimeve Njerezore , i cili me urdhër të Z. Klosi më ka bërë presion në mënyrë të hapur e të paarsyeshme për të ndryshuar përformancën nga vlerësim “mirë “ në vlerësim “Jo kënaqshëm” për znj.Tanto.
Znj. Viola Tanto ka qënë në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara, Rajoni Qendror për një periudhë 3 mujore. Propozimin kërcënues të z. Kurti unë nuk e pranova pasi, bien ndesh me parimet e mia. Unë nuk I përkas atyre njerëzve që pranojnë të ecin mbi të vdekurit për të marrë cokollatën.
Në dijeninë time vlerësimi I punës I kryer nga ana ime eshte zhdukur ashtu si zhduken e fallsifikohen shumë letra nën presionin e zotit Klosi
Protokollimi I shkresave bëhet vazhdimisht në kundërshtim me ligjin.
Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë!
Me shkresën nr.13114 date 29.07.2022 kam marrë në dorëzim formularin e vlerësimit të punës për periudhën Korrik –Dhjetor 2021, I cili rezulton jo vetëm të më jetë dorëzuar 6 muaj e gjysëm me vonesë por edhe të jetë plotësuar me vonesë pavarësisht se mban datën 14.01.2022 !!!!. (date e fallsifikuar) .
Ky formular është plotësuar nga Drejtori I Përgjithshëm pa zbatuar procedurën e parashikuar në Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe VKM nr. 109, datë 26.2.2014 “Për vlerësimin e rezultateve në punë të nëpunësve civilë”, i ndryshuar dhe në mashtrim të plotë të realitetit. Eshtë plotësuar 6 muaj e gjysëm me vonesë.
Me shkresën nr.13301 datë 02.08.2022, marë në dorëzim ne datë 03.08.2022 jam njohur me formularin e vlerësimit të punës për periudhën Janar 2022 –Qershor 2022, Ky formular është plotësuar nga Drejtori I Përgjithshëm pa zbatuar procedurën e parashikuar në Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe VKM nr. 109, datë 26.2.2014 “Për vlerësimin e rezultateve në punë të nëpunësve civilë”, i ndryshuar, dhe në mashtrim të plotë të realitetit, kjo për të më bërë presion për të ikur nga puna.
Të dy vlerësimet e punës janë mashtrime dhe falcifikime.
Klosi me shkresën nr. 12044 datë 13.07.2022 e pranon vetë pavërtetësinë e akteve të tij për vlerësimin tim, duke pranuar realizimin e treguesit të performancës në mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara.
Zoti Klosi në vlerësimin e tij më thotë që jam e patrajnuar profesionalisht ndërkohë që ai haron që unë kam qenë dhe jam trajnere dhe I kam ofruar dijet e mija edhe punonjësve të tjerë duke marrë edhe vlerësimin shumë mirë për nivelin e mësimdhënies gjë e cila provohet edhe me shkresën nr.341 datë 07.09.2022 QTATD-se.
Për tu hakmarrë ndaj meje fillon ecurinë displinore për të cilën njoftohem me shkresën abuzive të fillimit të ecurisë disiplinore e cila mban datën 29.07.2022
Tendenca, abuziviteti, paligjshemëria, diskriminimi vërehen lehtë me nxjerrjen e të gjitha akteve të sipërcituara pothuajse në mënyrë të njëkohëshme dhe në shkelje të hapur të akteve ligjore dhe nënligjore.
Fillimi i ecurisë disiplinore është në kundërshtim të hapur me ligjin , duke shkelur në mënyrë brutale procedurat ligjore.
Drejtori i Përgjithshëm nuk e dinte statusin e vet e për rrjedhojë ishte vetëzgjedhur Kryetar i Komisionit Disiplinor duke shperdoruar detyren.
Mbas ballafaqimit me këtë fakt , në celje të seancës së parë të Komisionit Disiplinor, ai u largua i irrituar dhe jo vetëm që nuk u paraqit më , por kishte urdhëruar më vonë që ndaj meje të merret masa ekstreme , në kundërshtim edhe me propozimin e bërë nga ai vetë në fillimin e ecurisë disiplinore, gje e cila provohet me shkresa zyrtare.
Komisioni me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm , duke shpërdoruar detyren e ka paragjykuar vendimin pasi nëpunësja e DBNJ thuajse 10 ditë para shpalljes së vendimit , pa dashje më ka nisur në email draft vendimin ku ishte vendosur largimi im nga sherbimi civil . Përgatitja e draftit ishte bërë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm , cka tregon që komisioni është kukull në duart e Drejtorit.
Por cudia vazhdon kur në vendim nuk pasqyrohet asnje provë nga më shumë se 600 fletët e dorëzuara nga ana ime nëpërmjet protokollit, gjë e cila përbën shpërdorim të pastër detyre, fshehje e zhdukje të provave.
Vendimi perfundimtar i cili ishte dhënë pa respektuar asnjë procedurë, pasi ne ishim në pritje për tu thirrur ashtu sic u la në seancën e mëparshme, cuditerisht ishte firmosur edhe nga Drejtor i Përgjithshëm pa qënë asnjë sekondë i pranishëm në seancat e Komisionit si anëtar i këtij komisioni cka është shpërdorim i pastër detyre, i kryer në bashkëpunim , me dashje duke më mohuar të drejtën Kushtetuese më minimale, të drejtën për tu dëgjuar .
Është fatkeqësi që Departamenti i Administratës Publike bëhet palë me Titullarët e Institucioneve Shtetërore në mohimin e të drejtave të nëpunësve civilë
Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë!
Klosi më ka penguar në ushtrimin e detyrës funkionale duke mos pranuar të jem pjesë e takimit me stafin tim në rajone, e duke thirrur më vonë vartësen time e cila bën cfarë ta urdhërojnë verbalish.
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve më ka ndërprerë mbledhjen në mënyrë të dhunshme, për të cilën I jam drejtuar edhe me email.
Drejtori në vend që të plotësonte stafin e drejtorisë bëntë të kundërtën duke larguar stafin nga kjo Drejtori.
Ankesat e paraqitura nga vartësit e mi të bëra prezent , drejtori jo vetëm që nuk I ka konsideruar por ka bërë të kundërtën duke I promovuar ata ndaj të cilëve ka patur ankesë. Se cili është shkaku I mosveprimit nga ana e z. Klosi, unë nuk e di. Kesaj pyetje do ti jepte pergjigje vetem z. Klosi.
Sjellja e tij denigruese dhe diskriminuese ndaj meje vërehet që nga hyrja në institucion dhe deri në shërbimet brenda tij. Suita e tij ka hyrje – dalje të vecantë ndërsa une jam diskriminuar në vazhdimësi.
Por ajo cka është ironi fati është se Z. Klosi në raportimin e punës në Ministri të Financave raporton për rritjen e përformancës në mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara duke argumentuar edhe rritjen e arkëtimeve në nivelin 23% më shumë për periudhën 7 Mujore 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjë e cila është meritë e punës sime dhe stafit të cunguar që kam drejtuar.
Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë!
Duke shpresuar që mos jem e tepruar në kërkesën time Jeni të lutur që ngrini nje komision hetimor jo thjesht për mua , por për të parë se si shkelet ligji , lirite dhe të drejtat themelore të njeriut , duke u fyer e duke u trajtuar me dy standarte nga Drejtori I Përgjithshëm e Suita e Tij.
Ju garantoj që ankesa ime eshtë e vërtete dhe e sinqertë.
Ish Drejtor I Drejtorisë së Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara
Të fundit
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
