Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Lëvizja VETËVENDOSJE në Shqipëri: Do angazhohemi në zgjedhje, kandidatë në cilëndo prej 12 zonave zgjedhore

Lëvizja VETËVENDOSJE në Shqipëri konfirmon se do të angazhohet në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një postim në rrjetet sociale, VV me qendër në Shqipëri njofton se do të angazhohet në mbështetje të iniciativave qytetare që çojnë përpara kandidatë nga zgjedhësit në cilëndo prej 12 zonave zgjedhore të vendit.
“Në secilën prej 12 zonave zgjedhore të Shqipërisë, qytetarët kanë të drejtën të bëhen bashkë për të propozuar kandidatë nga zgjedhësit. Nëntë qytetarë të një zone zgjedhore kanë të drejtën të çojnë përpara në KQZ kandidaturën për një deputet. Zyrtarizimi i kësaj kandidature bëhet përmes grumbullimit të 3.000 nënshkrimeve, duke nisur nga mesi i muajit janar 2021”, sqaron VV.
Deklarata e plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të angazhohet në mbështetje të iniciativave qytetare që çojnë përpara kandidatë nga zgjedhësit në cilëndo prej 12 zonave zgjedhore të vendit. Kriza në Shqipëri është thelluar dhe është e shumëfishtë, prej sistemit shëndetësor e arsimor te ekonomia dhe drejtësia. Një prirje e theksuar autoritarizmi ka instaluar në vend elementë të shtetit policor. Pabarazia ekstreme është rritur, ndërsa shteti i së drejtës nuk u ngrit kurrë këto 30 vite. Ata që i vuajnë më shumë pasojat e këtij sistemi brutal janë shtresa e mesme, të varfërit dhe njerëzit që jetojnë në periferi. Pabarazia në Shqipëri është edhe vertikale shtresore, edhe horizontale gjeografike. Sa më larg qendrës dhe sa më poshtë në mundësi ekonomike, aq më më brutal bëhet ky sistem ndaj qytetarëve.
Emigrimi nuk është zgjidhje, por është një nga shtigjet që ky sistem u tregon qytetarëve për të dalë nga varfëria. Kemi marrë prej kohësh vendimin të jetojmë në vendin tonë dhe të punojmë me sakrifica për një shndërrim të domosdoshëm e të shumëpritur. Jemi të vendosur ta ndryshojmë këtë sistem duke u dhënë qytetarëve një alternativë që të mos ndihen të detyruar të largohen. Jemi të bindur se do ta realizojmë këtë transformim me mbështetjen reciproke të bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët kanë kontribuar aq shumë e që presin me padurim ndryshime rrënjësore në Shqipëri.
Kriminaliteti nuk mund të jetë opsioni i vetëm brenda vendit për të mposhtur varfërinë. Shtetit Policor i interesojnë bandat e kriminalizuara sepse ato i kontrollon më lehtë, i vendos në shërbim të pushtetit e kundër njëra-tjetrës për të siguruar jetëgjatësinë e autoritarizmit. Energjia e brezit të ri duhet bashkuar e duhet të ngadhnjejë mbi rrënimin e këtij sistemi shtypës për një zgjidhje të përbashkët për gjithë shoqërinë, jashtë kriminalitetit. Talenti dhe ëndërrat e brezit të ri duhen drejtuar tek transformimet ekonomiko-politike që çlirojnë e zhvillojnë gjithë potencialin e ndrydhur të këtij brezi.
Në secilën prej 12 zonave zgjedhore të Shqipërisë, qytetarët kanë të drejtën të bëhen bashkë për të propozuar kandidatë nga zgjedhësit. Nëntë qytetarë të një zone zgjedhore kanë të drejtën të çojnë përpara në KQZ kandidaturën për një deputet. Zyrtarizimi i kësaj kandidature bëhet përmes grumbullimit të 3.000 nënshkrimeve, duke nisur nga mesi i muajit janar 2021. Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbështesë të gjithë ata qytetarë, në cilëndo prej 12 zonave elektorale të Shqipërisë, që synojnë ta çojnë përpara këtë alternativë duke krijur një lëvizje më të gjerë shoqërore. Kandidatët mund të jenë anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! por edhe qytetarë që nuk janë anëtarë e bashkohen në ngritjen e një lëvizjeje e cila e çan sistemin bipolar të këtyre 30 viteve dhe ndërthur çështjen kombëtare me luftën kundër pabarazive ekstreme.
Ndryshimet e fundit kushtetuese dhe ato në ligjin për Kodin Zgjedhor janë miratuar dhe imponuar nga shumica aktuale në pushtet me synimin për të favorizuar veten dhe për të penguar demokratizimin e mëtejshëm të vendit. Pragu i dyfishtë, lokal dhe kombëtar, synon veçanërisht bllokimin e inciativave qytetare që propozojnë kandidatë nga zgjedhësit, duke u kërkuar këtyre të fundit të kalojnë edhe pragun lokal edhe pragun kombëtar me votat e vetëm një zone elektorale. Ky kufizim nuk është në fuqi për partitë politike dhe për koalicionet që garojnë në zgjedhje. Këtë pengesë të padrejtë antidemokratike dhe antikushtetuese Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do ta sfidojë në Gjykatën Kushtetuese, me synimin për të nxitur e mbështetur kandidatët nga zgjedhësit që synojnë të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk ka regjim që mund ta ndalë vullnetin e një populli.
Bashkë është e mundshme!
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56