Flash News

E-TJERA

Lëvizte me armë zjarri dhe kanosi një person, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe vëllai i tij

Lëvizte me armë zjarri dhe kanosi një person, arrestohet

Një 27-vjeçar dhe vëllai i tij janë arrestuar në kryeqytet. 27-vjeçari lëvizte me armë zjarri me ete dhe kanosi një person.

Ndaj vëllait të tij rëndon akuza e “Përkrahjes së autorit të krimit”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Tiranë dhe me Komisariatin Nr. 7, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës” një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një 32-vjeçar, gjatë një konflikti mes tyre, organizuan punën dhe ndërhynë me shpejtësi për kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. M., 27 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin A. R., 32 vjeç.

R. M., 25 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit të përdorur nga vëllai i tij, menjëherë pas ngjarjes.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën armën e zjarrit të përdorur në ngjarje, një sasi municioni luftarak dhe automjetin, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Të fundit