Flash News

E-TJERA

Liga e Kombeve, Italia fiton finalen për vendin e tretë përballë Belgjikës

Liga e Kombeve, Italia fiton finalen për vendin e tretë

Edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, Italia e ka mbyllur në vendin e tretë pasi fitoi 2-1 ndaj Belgjikës. Në takimin e zhvilluar në “Juventus Stadium”, skuadra e Mancinit gjeti forca pas humbjes nga Spanja dhe arriti të dominojë Belgjikën me shumë mungesa.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 0-0.

Ndërkohë, 45 minutat e dyta nisën menjëherë me gol për italianët, të cilin e realizoi mesfushori Nicolo Berella.  Belgjika "u zgjua", me futjen në lojë edhe të De Bruyne, por arriti të shënojë vetëm një gol me anë të të riut De Ketelaere.

Në mbrëmje do të vendoset edhe kampioni i edicionit të dytë të Ligës së Kombeve ku Franca dhe Spanja do të përballen mes tyre. Në edicionin e parë triumfoi Portugalia.

Të fundit