Flash News
Plagoset me thikë i riu shqiptar në Itali, turistët i japin ndihmën e parë
Sali Berisha thirret në SPAK, pritet të njihet me akuzën
GJKKO shtyn për në 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës
Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe egjiptianëve në Itali, 7 të plagosur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shqipëria nisi të hënën përgatitjet për dy ndeshjet ndaj Ukrainës më 7 shtator “Epet Arena” të Çekisë, dhe Gjeorgjisë më 10 shtator në Arenën Kombëtare, të vlefshme për Nations League.
Sulmuesi Taulant Seferi dhe mesfushori Arbër Hoxha dhanë prononcimet e tyre kanë treguar objektivat në këtë kompeticion dhe se si po shkojnë përgatitjet e Kombëtares.
“Së pari dua të fokusohemi te ndeshja e parë me Ukrainën, që e kemi më 7 shtator. Është një kundërshtar i fortë, ka lojtarë shumë cilësorë në radhët e veta. Kemi edhe disa ditë për të përgatitur ndeshjen dhe të fokusohemi 100% që të arrijmë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Duke marrë parasysh që është një mundësi shumë e mirë për Botërorin, pse mos të renditemi në vendin e parë. Kemi skuadra shumë të forta në grup, por ne do të japim maksimumin gjithmonë për Kombëtaren tonë”, u shpreh Hoxha.
Seferi shprehet se për momentin i gjithë fokusi është tek ndeshja me Ukrainën më datë 7.
“Kemi nisur grumbullimin dhe kemi dy ndeshje. Ukraina dhe Gjeorgjia janë dy kundërshtarë shumë të fortë. Kemi filluar përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Ukrainës dhe po shkojnë shumë mirë. Kemi edhe disa ditë për të marrë më shumë informacion për ekipin kundërshtar dhe duhet të futemi në fushë për të dhënë maksiumumin. Të gjithë e dimë se Ukraina është një kombëtare fizike shumë e fortë dhe duhet të përgatitemi në maksimum. E njoh kampionatin e Ukrainës dhe disa lojtarë që luajnë atje, janë një kombëtare shumë fizike pasi atë stil loje kanë. Janë kundërshtar shumë i fortë dhe duhet të përgatitemi mirë për të dhënë maksimumin”, tha Seferi.