Flash News

E-TJERA

Lista e shteteve armike, mes tyre edhe Shqipëria, Bild rendit se cilat do të jenë pasojat

Lista e shteteve armike, mes tyre edhe Shqipëria, Bild rendit se cilat do

Kremlini ka publikuar një listë të shteteve armike, mes tyre edhe Shqipëria, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. Shtetet e përmendura në dekretin e qeverisë akuzohen për veprime jomiqësore kundër Rusisë.

Por cilat janë pasojat?

Bild shkruan se fillimisht janë vetëm të natyrës ekonomike.

“Sipas dokumentit qytetarët dhe kompanitë ruse mund të shlyejnë në monedhën rubla detyrimet në valutë ndaj kreditorëve nga shtetet armiqësore.  Në vend të dollarëve ose eurove, ka vetëm rubla për borxhet dhe kreditë në një llogari të veçantë.

Për këtë qëllim, debitori aplikon në një bankë ruse për të hapur një llogari të veçantë rubla “C” në emër të kreditorit të huaj, në të cilën ai transferon pagesat në ekuivalentët e rublave me kursin e këmbimit të Bankës Qendrore në ditën e pagesës.

Kufiri i sipërm është deri në dhjetë milionë rubla (rreth 65,000 euro) në muaj. Teorikisht, gjigandi i naftës Rosneft gjithashtu mund t’i transferojë bonuset dhe shpërblimet në rubla tek kryetari i bordit të tij mbikëqyrës Gerhard Schröder”, shkruan Bild.

Të fundit