Flash News

E-TJERA

Londra ‘vishet’ kuqezi, shqiptarët festojnë Pavarësinë me këngë e veshje tradicionale

Londra ‘vishet’ kuqezi, shqiptarët festojnë

Qindra shqiptarë kanë dalë në rrugët e Londrës për të festuar Ditën e Pavarësisë.

‘Daily Mail’ ka publikuar pamje nga festimet e shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë. Pamjet tregojnë makina luksoze Lamborghini, Mercedes, Audi, Range Rovers dhe Porsche 4x4 të ndalojnë trafikun rreth Westminsterit.

Londra ‘vishet’ kuqezi, shqiptarët festojnë

Oficerët e Policisë Metropolitane u përpoqën të lirojnë lëvizjen e automjeteve, pas një trafiku të gjatë që sollën festimet e shqiptarëve në rrugët e Londrës.

Një grup vajzash shfaqen duke kërcyer me veshje tradicionale shqiptare, ndërsa diku tjetër makinat kanë në sfond këngë partiotike.

Londra ‘vishet’ kuqezi, shqiptarët festojnë Londra ‘vishet’ kuqezi, shqiptarët festojnë

Nga makinat u lëshuan fishekzjarre për të kremtuar 110 vjetorin e Pavarësisë. Xhamat e makinave ishin mbuluar me flamurin kuqezi që valëvitej në rrugët e Britanisë së Madhe.

Të fundit