Flash News

E-TJERA

Lubonja: Fondet e Soros nuk shkuan te shoqëria civile, por te Rama dhe pushteti

Lubonja: Fondet e Soros nuk shkuan te shoqëria civile, por te Rama dhe

Analisti Fatos Lubonja ka kritikuar ashpër rolin e Fondacionit Soros në Shqipëri, duke e akuzuar se, në vend që të ndihmonte në forcimin e shoqërisë civile, ka mbështetur politikisht kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij.

Gjatë një interviste në emisionin “Open”, Lubonja deklaroi se fillimisht Fondacioni Soros e justifikoi praninë e tij në Shqipëri me promovimin e një shoqërie civile të pavarur, por në realitet fondet për demokracinë përfunduan në duart e politikanëve të afërt me fondacionin.


“Në vend që të investonin te shoqëria civile, investuan te një klasë politike që ishte më pranë tyre. Të gjitha fondet që duhej të ndihmonin shoqërinë civile për të kontrolluar demokracinë, u shkrinë me pushtetin dhe u bënë palë me të,” u shpreh Lubonja.


Ai gjithashtu theksoi se edhe në SHBA organizatat e financuara nga Soros nuk janë të pavarura, por të lidhura politikisht me liberalët.

Duke përmendur një deklaratë të mëparshme të Ramës për shoqërinë civile, Lubonja e kundërshtoi atë me vlerësimet që ka marrë kryeministri shqiptar nga djali i George Soros.


“Ke një Edi Rama që thoshte ‘Ku është shoqëria civile që t’i vendos lule te varri?’, ndërsa biri i Soros e quante politikan vizionar. Si mund të qëndrojnë të dyja këto?”, përfundoi ai.

Të fundit