Flash News

E-TJERA

Lubonja: Prokurorë e policë u angazhuan në makinacionin kundër Salianjit

Lubonja: Prokurorë e policë u angazhuan në makinacionin

Analisti Fatos Lubonja deklaron se vëllai i ish ministrit Fatmir Xhafaj, duhej të mbahej këtu në kohën kur ishte kryeprokurore Arta Marku, pasi kishte disa akuza për atë.

Duke folur në News24 ku është diskutuar lidhur me vendimin e Apelit për dënimin e deputetit Ervin Salianji, Lubonja ngriti pyetjen se kur vëllai i ish-ministrit ishte i dënuar në Itali, atëherë pse nuk ndalohej dhe nuk kapej.  Lubonja tha se pas këtij vendimi i bie që të gjithë jemi në rrezik.

“Kur shikoj prokuror , policë, të angazhuar në një makinacion, atëherë këtu jemi përpara një regjimi të rrezikshëm. Ai ka mbrojtur të vëllain, pastaj bën një gjë tjetër, fut një tjetër në burg, fut gjykatat në lojë, kjo është e tmerrshme, jemi në një regjim.

Është një dështim i drejtësisë”, tha Lubonja. 

Të fundit